RRETH PROJEKTIT TONË
Një vend për të jetuar, një komunitet për t’u ndjerë pjesë e tij.
Zambaku Residence është më shumë se një kompleks banimi. Është një koncept jetese bashkëkohor
i ndërtuar mbi funksionalitetin dhe elegancën.
Në zemër të Prizrenit, ky projekt sjell një kombinim unik mes qetësisë së natyrës dhe aksesit urban, duke krijuar një ekuilibër të përsosur për familjet dhe individët modernë.
Misioni ynë
Është të ndërtojmë një komunitet që banorët e quajnë shtëpi, një mjedis të harmonizuar
me natyrën dhe ritmin urban. Fokusohemi në krijimin e hapësirave banimi që tejkalojnë pritshmëritë
përmes arkitekturës moderne, materialeve cilësore dhe standardeve të larta ndërtimi. Çdo detaj është
menduar me kujdes për të sjellë bukuri, komoditet dhe përvojë banimi të qëndrueshme.
Vizioni ynë
Të bëhemi zgjedhja e parë për banim dhe investim në Prizren, duke ndërtuar një emër që lidhet gjithmonë me besim, cilësi dhe përkushtim. Ne synojmë të ofrojmë banesa që nuk janë vetëm hapësira jetese, por vende ku krijohen kujtime dhe ndërtohet një jetë me standarde më të larta. Çdo apartament është projektuar për të reflektuar komoditetin modern, estetikën bashkëkohore dhe sigurinë që çdo familje meriton.
cilësi
punojmë me materiale të mira dhe profesionistë të kualifikuar.
dizajn modern
banesa me pamje dhe organizim bashkëkohor.
siguri
një lagje e qetë dhe e mbrojtur për familjen tuaj.
besueshmëri
ajo që premtojmë, e realizojmë.
përkushtim
punojmë me zemër që t’i kalojmë pritshmëritë tuaja.
integritet
ndershmëri dhe transparencë në çdo hap.
historia jonË
Zambaku Residence është më shumë se një kompleks banimi – është një filozofi jetese e ndërtuar me pasion, kujdes dhe përkushtim ndaj cilësisë. I pozicionuar në një nga zonat më të kërkuara të Prizrenit, vetëm pak minuta larg qendrës historike, Zambaku ofron një përzierje të harmonishme mes qetësisë, aksesit urban dhe dizajnit bashkëkohor.
Ndërtimi i projektit ka nisur në Dhjetor të vitit 2023, me idenë për të krijuar një kompleks modern me vlera të larta arkitektonike dhe funksionale. Zambaku është rezultat i vizionit të përbashkët të dy themeluesve: pronarit të Pro-Don Construction, i cili vjen me një përvojë të gjatë në industrinë e ndërtimit në shtetin e Kanadas, dhe pronarit të Egzoni-D, me përvojë të konsoliduar në tregun e Kosovës. Përvoja ndërkombëtare dhe njohja e thellë e realitetit vendor janë kombinuar për të sjellë një projekt që dallon për cilësi, shpejtësi ndërtimi dhe standarde që e veçojnë nga konkurrenca. Që nga fazat e para të projektimit, qëllimi ka qenë i qartë: t’u ofrohet banorëve më shumë sesa një banesë – një vend ku ndihen pjesë e një komuniteti dhe ku cilësia e jetës është prioritet. Ky vizion ka bërë që projekti të pritet me interes të madh dhe të fitojë besimin e klientëve që në fazat e para.
ÇFARË E BËN ZAMBAKU RESIDENCE TË VEÇANTË?
ARKITEKTURË MODERNE DHE FUNKSIONALE
APARTAMENTE TË NDRIÇUARA, TË PROJEKTUARA ME KUDES PËR REHATI MAKSIMALE DHE ESTETIKË BASHKËKOHORE.
BE REFLECTED
Every day in Zambaku is anything but routine. Residences, from cozy studios to spacious five-bedroom apartments, offer a canvas for life's greatest chapters. Whether you're writing a love story, heroic poem, or family saga, ZAMBAKU provides the perfect setting.
LIVING AREA RANGE
28-160 m2
LIVING AREA RANGE
28-160 m2
LIVING AREA RANGE
28-160 m2
jeni tË interesuar pËr projektin tonË ?
NA KONTAKTONI
Çdo hap drejt një shtëpie të re nis me një bisedë. Kontaktoni sot për të zbuluar më shumë mbi Zambaku Residence.
Le të Lidhim Vizionin me Realitetin
Kujdes i plotë për makinën tuaj
Parkingu nëntokësor, me kapacitet për 383 automjete, përfshin 3 autolarje dhe një pompë ajri për goma.
VENDPARKIME
443
AUTOLARJE
3
Pompë ajri për goma
1